AMA për digjitalizimin, Krasniqi: Qytetarët të dallojnë lajmin e saktë nga i rremi
Entet rregullatore të mediave të shteteve të rajonit, kanë diskutuar në Turqi lidhur me masat që duhen te merren për të mbrojtur qytetarët nga dezinformimi mediatik.
Sfidat e licencimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatorë të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital”, organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatorë të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.
Përveç prezantimit mbi rolin e AMA-s si enti rregullator në tregun mediatik audio e audioviziv shqiptar dhe sfidat me të cilat përballet ky treg, në këtë panel Znj. Krasniqi i ka njohur të pranishmit edhe me ndryshimet e bëra, në maj të këtij viti, në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
“Është e rëndësishme që qytetarët të kenë akses në informacion, por është njësoj e rëndësishme edhe që ata të kenë edukimin e nevojshëm në përdorimin e mediave online, të dinë të dallojnë dhe të përzgjedhin informacionin e saktë nga ai i rremë dhe të kenë aftësinë e duhur analitike e kritike në realitetet komplekse online”.
Gjatë dy viteve të fundit, AMA ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me aktorët që operojnë në treg dhe target-grupe të caktuara të popullsisë. Shqipëria është në një fazë të zhvillimit të teknologjisë, ku çdo ditë po evidentohen në treg kompani ofruese të shërbimit të internetit, rrugët e reja të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformat e shpërndarjes së videove, ku përdoruesi është edhe prodhues i produktit që shpërndan. Për këtë arsye, autoritetet rregullatorë të medias, si AMA, po përshtaten me detyrat dhe përgjegjësitë e reja dhe po zhvillojnë qasje të reja për rregullimin ligjor për ofruesit e shërbimeve mediatike në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë