Deputeti i PD përgjigje ambasadës së SHBA: Ja pse po bashkëpunojmë me Berishën

21 Shtator 2023 | 21:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha se pavarësisht deklarimeve të Ambasadës Amerikane që aktorët e politikës duhet të rishikojnë me kujdes qëndrimet e tyre pranë personave të shpallur “non grata”, ai nuk shikon asnjë arsye për të rishikuar qëndrimet.

Gështenja tha se në tryezën e opozitës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ishte vetëm me Sali Berishën, por edhe me faktorë të tjerë të opozitës dhe synimi i tyre ishte të krijonin një opozitë të bashkuar.

“Së pari nuk shikoj asnjë arsye për të rishikuar qendrimin. Arsyeja e gjithë grupit parlamentar ku unë bëj pjesë, grupi zyrtar i Partisë Demokratike, nuk është ulur në një tavolinë vetëm me zotin Berisha, por ftesa ka qenë për 52 deputetët, pra të gjithë deputetët e dalë nga 25 prilli 2021 pa përjashtuar askënd, me një objektiv të vetëm për të unifikuar opozitën dhe qëndrimet e saj në parlamentin shqiptar.

Kjo pasi siç jemi në dijeni, për gati dy vite nuk kemi pasur një opozitë reale në parlament e as jashtë saj. Menduam se si hap i parë duhet të ishte ulja në një tryezë e gjithë opozita.

Nuk di të them, pavarësisht reagimit të ambasadës nëse është e qëllimshme apo jo që një pjesë e mirë e mediave e trumbetojnë me të madhe se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është ulur me grupin e zotit Berisha, atje janë ftuar të 52 deputetët opozitar dhe ishin dhe pjesëtar tjetër si Dash Shehu, Vangjel Dule, Famtir Mediu, Agron Duka. Ishin edhe faktorë të tjerë opozitarë, të cilët, me apo pa qëllim po lihen në hije”,-tha deputeti Lefter Gështenja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026