Makina përplaset me kamionin në Fier, humb jetën 25-vjeçari

27 Janar 2021 | 07:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Patos, ku ka gjetur vdekjen Klemend Basha, me profesion infermier. 

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Portëz”, 25-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues Bardhi Spahiu, 52 vjeç.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Dyshohet se aksidenti i rëndë ndodhi për shkak të akullit në rrugë. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026