SHBA-Shqipëri, konsultime dypalëshe në fushën e mbrojtjes

22 Shtator 2023 | 13:08

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.

Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në  ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO-s.

Delegacioni amerikan kryesohej nga Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve.

Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat Euro-Atlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.

Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.

Në përfundim kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.

Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30- vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026