Presidentja e Kosovës takohet me zëvendëskëshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, në Nju Jork.
Gjatë takimit me Finerin, Osmani tha se pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet.
Ajo theksoi se Kosova ka nevojë “për më shumë bashkëpunim politik” me SHBA-në.
“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-së, është përcaktues në dialog”, tha Osmani sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e saj, ku u shtua se në takim u bisedua për tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Osmani tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës “dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA-në, për të adresuar sfidat e sigurisë”.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë hynë në ndërtesat komunale mes kundërshtimeve të serbëve lokalë, të cilët bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kosovës që të ndërmarrë masa për shtensionimin e situatës. Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave ndërkombëtare, blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në fillim të korrikut.
SHBA-ja –që e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli ndërkaq ka porositur se themelimi i Asociacionit duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të bëjë Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë