E rëndë| I riu shqiptar merret zvarrë nga eskavatori, e kishte ditën e parë në punë
Një ngajrje e rëndë a ndodhur në Agrinio të Greqisë, ku një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë.
Sipas informacioneve të mediave greke, i riu shqiptar u morr zvarrë nga një eskavator në zonën industriale të qytetit, në vendin ku kishte nisur pune.
24-vjeçari e kishte ditën e parë të punës në kompaninë greke.
Mënyra e aksidentimit të të riut është ende konfuze nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur një hetim në lidhje me rastin.
një 24-vjeçar shqiptar i cili ditën e parë në punë, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, duket se ka qenë. është tërhequr zvarrë nga një ekskavator, me pasojë plagosjen fatale. Megjithatë, theksohet se informacionet e para për aksidentin në punë dhe mënyrën se si u shkaktua vdekja e punëtorit të ri, janë mjaft konfuze.
Trupi i viktimës është dërguar në Shërbimin Mjekoligjor të Patrës, ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë që policia po kryen hetime paraprake për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe si ndodhi vdekja e të riut shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta