Shpërthen në flakë automjeti në aksin “Tiranë-Elbasan”, shpëton 21-vjeçarja
Një automjet tip “BMW” është përfshirë nga flakët në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në afërsi të fshatit Dodaj. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht ka shpëtuar drejtuesja, shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, e cila ka mundur të dalë nga automjeti
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Rreth orës 13:00, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit