Mashtrimet online| Pa adresë e pa faturë, blerësit nuk kanë ku të ankohen
Sipas vendimit të këshillit të të Ministrave në vitin 2021, për mbrojtjen e konsumatorit, qytetarët kanë të drejtë të kthejë mallin pas 14 ditësh, duke pasur kuptonin tatimor ose transaksionet bankare. Por në Shqipëri, ky vijon të mbetet problemi kryesore, mos pajisja me faturë.
Qytetarë të shumtë, kanë rënë pre e dyqaneve që tregtojnë përmes rrjeteve sociale. Shpeshherë klientët ankohen se nuk kanë marrë atë çfarë kanë porositur, nuk mundet ta ndërrojë dhe as nuk ka të drejtohet pasi faqja nuk figuron si aktivitet i regjistruar.
Në Shqipëri, faqet që t’i paguan përmes kartës së kreditit, janë të pakta. Këto të fundit vuajë shpeshherë kostot e konkurrentëve që punojnë në të zezë. Të prekur janë dhe dyqanet fizik, të cilët duhet të paguajnë qiratë, punëtorët dhe taksat, ndërkohë faqet online nuk kanë asnjë shpenzim. Edhe pse një treg i pakontrolluar, këto aktivitet vijojnë të shtohen dita ditës.
Për të gjitha furnizimet e mallrave ose shërbimeve përmes internetit, furnizuesi duhet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, pavarësisht nëse blerësi është një dyqan apo person.
Të dhënat e fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2021 tregojnë se vetëm 21% e shqiptarëve që kanë përdorur internetin 12 muajt e fundit kanë bërë blerje online për periudhën përkatëse, shumë më e ulët sesa mesatarja europiane prej 74%.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet