Kishte ditën e parë të punës, 25-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

22 Shtator 2023 | 17:59

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Greqi.

Siç bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve të DEVAA në Agrinio.

25-vjeçari shqiptar e kishte ditën e parë të punës.

Aksidenti tragjik ka ndodhur orës 10:15 të mëngjesit të së premtes në Rema Rebelia (rruga Ethnikis Aneksartisias Agios Konstantinos), konkretisht në kryqëzimin me rrugën 3 Shtatori.

Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026