Zbulime arkeologjike në Antigone, zbulimet fantastike të ekspeditës
Në Parkun Arkeologjik të Antigonesë në rrethin e Gjirokastrës përgjatë muajit shtator është duke u zhvilluar ekspedita arkeologjike shqiptaro-italiane.
Nëntoka e këtij siti arkeologjik mbart vazhdimisht surpriza për historianët dhe studiuesit çka bën që Antigonea antike të jetë gjithmonë e më tërheqëse për kërkimet arkeologjike. Arkeologët shqiptarë dhe italianë po nxjerrin në dritë zonat dhe objektet e antikitetit duke sjellë dëshmi të reja për këtë qytetërim nga më të zhvilluarit e asaj periudhe në Luginën e Drinos.
“Po të tëra gjetjet janë interesantë në fakt, janë dy struktura të reja ato që shihni mbas shpinës sime, janë dy struktura të reja të cilat për momentin nuk kemi shumë të dhëna mbi funksionin e tyre. Mund të jenë dyqane, mund të jenë banesa por gërmimet filluan me idenë që duke qenë shumë afër agorasë mund të kishim të bënim me monumente të tjera publike. Sigurisht që gjetjet janë interesante, kemi rrugën mbas nesh që ndan dy blloqe të banesave dhe gjetjet kanë qenë shumë interesante, ka objekte qeramike, ka monedha, ka objekte metalike, të cilat datojnë kryesisht në shekujt III-I para Krishtit,” – u shpreh arkeologia Sabina Veseli.
“Mendoj se është një mision i veçantë pasi organizohet në tre drejtime, dhe kjo është risia e këtij projekti. Një mision punon në territorin përreth duke pasur parasysh studimin e pjesës më të madhe të siteve në Luginën e Drinos, një pjesë tjetër e misionit po punon për topografinë e Antigonesë antike, presim dhe tashmë kemi rezultate shumë të mira, planimetria e Antigonesë është e ndryshme nga ajo mendonim. Gjithashtu po kryejmë kërkime gjeofizike dhe gërmime arkeologjike në zonën e qytetit antik,” – tha arkeologu Roberto Perna.
Antigonea është themeluar në shekullin e IV para Krishtit. Është qyteti antik me sipërfaqe me të madhe në vendin tonë prej 45 ha.
Gërmimet arkeologjike më të plota që kanë identifikuar emrin dhe historinë e qytetit janë kryer dhe drejtuar nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina. Në vitin 2005 Antigonea ka fituar nga qeveria statusin “Park arkeologjik” duke u kthyer edhe në një atraksion tërheqës për turizmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë