Piktorit Haliti i refuzohet ekspozita, GKA: Do të organizojmë vetëm ekspozitat e planifikuara për vitin 2021

27 Janar 2021 | 12:00

Piktorit Helidon Haliti i është refuzuar zhvillimi i ekspozitës së tij në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në përgjigjen zyrtare, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Bordi i saj Artistik thanë se kalendari artistik për vitin 2021 është planifikuar dhe është e pamundur që të organizojnë ekspozitën e artistit gjatë vitit 2021.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se nuk është refuzim personal por në këndvështrimin e tij lidhet me perceptimin e drejtuesit të institucionit.

Sipas piktorit ka gjithashtu edhe një konflikt interesi ndërmjet tij dhe drejtuesit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli, duke qenë se kanë konkurruar përballë njëri tjetrit për pozicionin e drejtorit të Galerisë.

“Është një njeri që ka ardhur me një ide të qartë. Katër vjet do bëhen gjithsej 12 ekspozita. Unë kam mendimin që ky refuzim nuk duhet marrë kaq shumë personal ndaj meje sepse është bërë dhe ndaj artistëve të tjerë,” – tha Haliti duke theksuar ndër të tjera transparenca për kalendarin e Galerisë mungon. 

Haliti tregoi se ai personalisht është prezent në disa borde të rëndësishme të kulturës shqiptare por qëllimi i këtyre bordeve nuk është t’i mbyllësh dyert prurjeve të reja.

“Mua më është refuzuar dhe një ekspozitë tjetër në Muzeun Kombëtar dhe e bëra në atelienë time,” – u  shpreh piktori.

Ajo çfarë Haliti përcolli në intervistën me Euronews Albania ishte konkretisht shprehja e shqetësimit të tij artistik sa i takon situatës së pandemisë dhe vështirësisë me të cilën po përballet arti, gjë e cila sipas tij, ishte e pasqyruar qartë dhe në ekspozitën që kërkoi të zhvillonte në Galerinë Kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026