Eksperti: Kurti po fiton pikë në Kosovë, po humbet jashtë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti po fiton pikë në Kosovë, por po humbet në arenën ndërkombëtare.
Ai shtoi se nuk është në favor të Kosovës, që kryeministri të vendosë në siklet amerikanët. Ndër të tjera, gjatë bisedës, eksperti tha se sipas tij Bashkimi Europian mund të shtojë sanksionet.
“Zoti Kurti po fiton pikë brenda dhe po forcon veten e vet dhe po luan, po i thotë kosovarëve që duan t’ju ndajnë Kosovën. Dhe çfarë thotë? Unë nuk e firmos Zajednicën dhe në qoftë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë do të kushtëzohet patjetër me zbatimin e Asociacionit dhe të Zajednicës që e quan zoti Kurti, kjo e prish marrëveshjen sepse po shkojmë te pika 4 për të zbatuar Zajednicën apo Asociacionin, por nuk na njeh Serbia, Serbia nuk ka për ta njohur ndonjëherë Kosovën sepse nuk do ta njohë,” – u shpreh Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta