Sindikata e punonjësve të KEK në Kosovë, kërkojnë rikthimin në punë
Sindikata e punonjësve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar një protestë të premten përpara ndërtesës së kompanisë. Pas kërkesave të parashtruara edhe më herët, punonjësit kanë tentuar të hyjnë brenda godinës me forcë.
Por ka qenë policia e Kosovës ajo që ka ndërhyrë për qetësimin e situatës. Punonjësit kritikuan qeverinë, përmes thirrjeve dhe pankartave, duke theksuar se është më dy fytyra. Kjo për faktin se kur ishin në opozitë, e kanë mbështetur sindikatën për kërkesat e tyre, ndërsa tani u kanë kthyer kurrizin.
“Është bërë një padrejtësi e madhe që nga viti 2004. Ky departament është dëbuar nga KEK-u nuk është privatizuar nuk është shoqëri aksionare. Ku departament është huazuar për 2+1 vite, prandaj është dashur të kthehet në KEK, prandaj tenderimi është i jashtëligjshëm. Kjo Qeveri sa ka qenë në opozitë na ka thënë që ju keni të drejtë plotësisht, e kemi pasur mbështetjen, besojmë që edhe sot duhet ta kemi mbështetjen, që të kthehet ky departament në KEK”-Nexhat Llumnica, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut.
Përfaqësues të sindikatës vendosën ultimatum për Korporatën Energjitike të Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nga sot edhe dy javë i japim afat KEK-ut që të na gjej zgjidhje. Përndryshe ne kemi kërkuar leje sot në Komunën e Prishtinës do të jemi në grevë këtu para Toskanës. Nuk kemi zgjidhje tjetër edhe këto proceduat di ti ndjekim deri në fund sepse jemi në anën e dejtë dhe kërkojmë një zgjidhje sipas dokumenteve të cilat i posedojnë”-Nexhat Murati, kryetar i Sindikatës së Sigurimit Fizik.
Kryetari i Sindikatës së Sigurimit Fizik, Nexhat Murati shtoi se nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat e tyre, duke treguar se kanë kërkuar takim me drejtuesit e kompanisë, të cilët i akuzoi se janë të korruptuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Parkuan brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, e “pësojnë” shoferët në Tiranë
- Spiunazh në Britaninë e Madhe, ngrihet akuzë ndaj 5 shtetasve bullgarë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)