Parkuan brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, e “pësojnë” shoferët në Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative, 5 drejtues automjetesh të cilët shkelën perimetrin e sigurisë, duke parkuar automjetet në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”. Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Shtetit i bën apel të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë në shkolla, pasi në çdo rast konstatimi të shkeljeve të ndryshme do të përballen me përgjegjësitë ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria kërkon hetime shtesë për çështjen
- Ekskluzive| Skandali TIMS, drejtuesit e rinj të Policisë që i shpëtuan drejtësisë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike