English

Ekskluzive| Skandali TIMS, drejtuesit e rinj të Policisë që i shpëtuan drejtësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije se një ekip i ri është emëruar në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit që përkatësisht janë Drejtoritë e Departamentit të Teknologjisë apo Drejtoria e Krimit Kibernetik.

- Advertisement -

Revieë ka mësuar se ky ekip i ri është vendosur në muajin qershor dhe në fillim të gushtit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Ata janë:

Ervin Muça-Drejtor në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Arsimi: Universiteti Politeknik i Barit, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike.

Besjan Tonuzi-Drejtor i Sistemeve ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit (1 muaj në këtë detyrë, larguar me dorëheqje).

Arsimi: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Menaxhim dhe  Administrim Biznesi”

Enri Ndoni-Emëruar pas largimit të Besjan Tonuzit, Drejtor i Sistemeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Arsimi: Universiteti i Neë York Tirana, Dega Menaxhim dhe Administrim Biznesi

Ervina Gjana-Drejtore, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Arsimi: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës

Review ka mësuar se 2 prej personave të emëruar në strukturat drejtuese në Policinë e Shtetit, siç është Drejtoria e IT dhe Drejtoria e antikrimit kibernetik kanë qenë edhe më herët të akuzuar për vjedhjen e të dhënave sensitive.

Ervin Muça i akuzuar së fundmi për vjedhjen e të dhënave duke ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin TIMS, është proceduar penalisht, në gjendje të lirë në vitin 2021, për skandalin e pagave dhe të dhënave të tjera që u publikua nga punonjës të Drejtorisë së Tatimeve, ku Muça mbante postin e drejtorit të IT. Ai i shpëtoi drejtësisë edhe pse punonjësja e tij e kishte njoftuar për nxjerrjen e të dhënave nga sistemi. Sipas dokumentit të prokurorisë, Muça nuk kishte ndryshuar kodin dhe paswordin e adresës nga kishin rrjedhur të dhënat për skandalin e pagave.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

“Nga aktet hetimore paraprake te administruara ka rezultuar se shtetësia e dyshuara Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 Korrik 2020, në pozicionin e specialiste IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në date 22.12.2021. Pasi është njohur me këto të dhëna, ka konstatuar se ora dhe data e krijimit te file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me ketë fakt siç rezulton edhe nga aktet, e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muca, të cilit i ka bërë të qarte faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dëna me emirin “Moza Seraj”, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetësia Eni Qirjako është kërkuar ndryshimi i userit me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë”.

Një tjetër drejtuese i emëruar së fundmi në Drejtorinë e antikrimit kibernetik në Policinë e Shtetit është Ervina Gjana. Në vitin 2014, Gjana është akuzuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për vjedhjen e hard diskut të të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Edhe Gjana i shpëtoi drejtësisë duke mos u hetuar nga Prokuroria e Tiranës edhe pse SHKB në atë kohë kërkoi hetim të thelluar pasi hard disku që ishte marrë mund të kishte të dhëna sekrete.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

“Nga analiza e materialeve të mësipërme rezulton se, shtetësja Ervina Gjana, më datën 13.02.2014 ka marrë hard diskun 500 GB, me qëllim për të mos e kthyer më dhe vetëm në momentin që ajo u thirr nga ana jonë për të dhënë deklarimet në datën 28.05.2014, pranoi se e kishte marrë këtë hard disk dhe e dorëzoi. Të ndodhur përpara këtij fakti çmojmë se ish-punonjësja e DTI-së Ervina Gjana ka konsumuar element të veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Faktet e parashtruara më sipër gjykojmë tua bëjmë prezent sa më parë organit tuaj, i cili ka autoritetin e ndjekjes penale, duke qenë të bindur se ka nevojë për hetime të mëtejshme për gjetjen dhe administrimin e provave të tjera pas kryerjes së ekspertimit kompjuterik, pasi dyshohet se në këtë hard disk mund të ketë informacion të klasifikuar sekret. Ky informacion i dërgohet menjëherë Prokurorit për vlerësim dhe kompetencë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×