Rajoni është konkurrues, të mendohen mirë para se të vënë çmimet, thotë Rama
Kryeministri Rama u pyet për çmimet e larta në sektorin e turizmit gjatë konferencës me Oliver Varhelyin nga bypass-i i Vlorës.
Ai sqaroi se nëse ka vërtet një problem me çmimet e larta do të analizohet në fund.
“Nëse dikush vendos çmim të lartë jashtë logjike dhe pastaj nuk i vjen njeri ky është një dëm që do ja paguajë vetë vetes, nuk do presi t’ja paguajë shteti, prandaj kemi zgjedhur këtë sistem. Dhe nëse në fund do të kemi këtë konstatim, ky do të jetë një mësim shumë i mirë për të kuptuar se për të qenë konkurrues në një rajon që ka destinacione të tjera shumë të afërta dhe që janë cilësore, ku konkurrenca nuk është një lojë e thjeshtë, duhet menduar mirë përpara se të vihen çmimet,” – u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, nëse abuzimet vijojnë, ky sezon do të jetë një mësim për sezonet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe