Verstappen befasoi Piastrin dhe Norris në Imola
Max Verstappen arriti pole positions numër 39 në karrierë, të 8-in rradhazi duke barazuar Ayrton Senna’n me një xhiro të pathyeshme në Imola. Holandezi befasoi rivalët e McLaren me kohën 1m 14.746s në bordin e Red Bull që humbi Perez në sesionin e 2-të kualifikues. Vetëm 0.074s më i ngadaltë Oscar Piastri në vendin e 2-të që u përball me vizitën e steëard’ve për shkak të një incidenti me Haas të Kevin Magnussen. Fituesi në Miami, Lando Norris u rendit në vendin e 3-të.

Charles Leclerc udhëhoqi Ferrarin në vendin e 4-të përpara Carlos Sainz në të 5’tin ndërsa Scuderia nuk përsëriti paraqitjet e të premtes. George Russell mbrojti Mercedes në vendin e 6’të indjekur nga Yuki Tsunoda që vazhdon të befasojë me vendin e 7-të. Lewis Hamilton dhe Mercedes plotësojnë rradhën e 4’rt të nisjes ndjekur nga Daniel Ricciardo dhe Haas i Nico Hulkenberg. Fernando Alonso ishte zhgënjimi i këtyre provave duke u renditur në vendin e 19 pas dështimit në sesionin e parë që konfirmoi fundjavën në vështirësi të spanjollit.
Kjo është rradha e nisjes në Cmimin e Madh të Emilia Romanjas në Imola:
1, Max Verstappen (Red Bull) – 1:14.746
- Oscar Piastri (McLaren)
- Lando Norris (McLaren)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- George Russell (Mercedes)
- Yuki Tsunoda (RB)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Daniel Ricciardo (RB)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Sergio Perez (Red Bull)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Alex Albon (Williams)
- Pierre Gasly (Alpine)
- Valtteri Bottas (Sauber)
- Logan Sargeant (Williams)
- Zhou Guanyu (Sauber)
- Kevin Magnussen (Haas)
- Fernando Alonso (Aston Martin)

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare