Vendi bosh i Albin Kurtit në listën e LVV-së, Valmir Elezi tregon se pse nuk është zëvendësuar
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një intervistë për Euronews Albania tregoi se numri një në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes është lënë bosh duke qenë se Albin Kurti që e mbante këtë numër nuk do të mund të garojë.
Ai sqaroi se vendimi i PZAP-së dhe Gjykatës Supreme për të lënë Albin Kurtin jashtë listës së Vetëvendosjes nuk solli zëvendësimin e numrit një me Vjosa Osmanin, pra pavarësisht se KQZ para miratimit të broshurave jua ka dhënë si mundësi rirenditjen LVV nuk e a bërë këtë gjë.
“Në 2382 vendvotime janë të shpërndarë një milionë e 794 mijë e 862 votues” – kështu pohoi Valmir Elezi.
Ai sqaroi se në krahasim më zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 ky numër është 143 mijë votues më pak për shkak se janë hequr ata votues që nuk kanë pasur dokumente të lëshuara nga institucione të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq sa i takon votuesve jashtë Kosovës, Elezi tha se janë regjistruar me sukses 102 mijë e 100 qytetarë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk la pa sqaruar dhe votimin e personave të prekur me COVID-19.
“Nga data 2 deri në 11 shkurt ne do të pranojmë të dhënat nga institucionet zyrtare të cilat merren me menaxhimin e pandemisë. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote të cilët fatkeqësisht infektohen me COVID-19, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do ti bëjë të ditur shërbimin që ofron në ditën e zgjedhjeve,” – tha Elezi teksa theksoi se do të jenë grupe pune që do të dërgohen pranë të prekurve nga virusi në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e votës.
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”