The end| Grabitën mallra me vlerë mbi 700 mijë lekë, arrestohen dy të rinjtë

23 Shtator 2023 | 09:41

Dy të rinj janë arrestuar për grabitjen me dhunë të disa ditëve më parë të një personi në Durrës. Ata morën dy pako me këpucë dhe veshje, vlera e të cilave shkonte në 742 000 Lekë.

Njoftimi i policisë

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer më dhunë, 3 ditë më parë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, 2 celularë dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end”, për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

A. G., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A, Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026