Ekstradimet nga Dubai| Kujtim Cakrani zbulon si jetojnë trafikantët atje
Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se në Dubai ligji është i kombinuar me atë të sheriatit dhe atë të botës demokratike, siç e quajnë vendasit.
Sidoqoftë, sipas avokatit në mentalitetin e tyre mbizotëron sheriati.
“Në Dubai nuk ka vjedhje. Ti mund ta lësh celularin në cep të rrugës dhe ta gjesh prapë atje, pra nuk vjedh njeri. Rendi dhe siguria në Dubai është në maja, nuk ka krim në Dubai, nuk ekziston, prandaj atje të gjithë këta që kanë qenë kundërshtarë në Shqipëri, sot në Dubai rrinë bashkë. Pra, e shikojnë njëri-tjetrin dhe s’kanë çfarë bëjnë.
Ata që kanë shkuar në Dubai kanë investuar miliona euro atje. Një hetim i thelluar mund të gjejë paratë që kanë shkuar në Dubai dhe mënyrat si janë transferuar. Problemi qëndron që këta kanë shkuar atje dhe patjetër një që investon në shuma të mëdha, patjetër që merr pasaportën e atij vendi, pra të gjithë ata janë pajisur me pasaporta, siç pajisesh kur shkon në një vend të Bashkimit Europian. Nevojat e tyre për të pasur një pasaportë të atij vendi i bën ata më të mbrojtur karshi vendit që e kërkon për ta ekstraduar,” – u shpreh Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë