Strukturat e sigurisë: Sulmi në Veri nga njësi të specializuara të Serbisë
Sipas vlerësimeve të para të institucioneve të sigurisë, vrasja e policit e plagosja e një e tjetri në veri të Kosovës janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Serbisë në veri.
Ndërsa vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se sulmi është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë të Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës të Kosovës.
“Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur në orët e para të dt. 24.09.2023. Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë i njëjti burim.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës
- Zbulohet identiteti i policit të vrarë në veri të Kosovës
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër