Zbulohet identiteti i policit të vrarë në veri të Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në orët e para të mëngjesit të së diel është vrarë një polic i Kosovës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Siç bëhet e ditur polici që ka humbur jetën është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë, shkruan KosovaPress.

Sipas kronologjisë, ngjarja ka rrjedhur kështu: Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa, dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhej, pasi e njëjta ishte bllokuar.

- Advertisement -

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia njofton se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thotë policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“PS kërkon autorsinë e Reformës”- Kikia: Arsyeja pse Rama riktheu Fatmir Xhafajn

Analisti Mentor Kikia është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike...

60 ditë dënim për opozitën? Deputetja e PS: S’do i vënë më zjarrin Parlamentit

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se vendimi për të përjashtuar me 60 ditë deputetët...

Protestat e opozitës, Lela: Nuk i është vënë zjarri Kuvendit, është një shkëndijë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përplasur me deputeten socialiste Pranvera Resulaj lidhur me aksionin opozitar. I ftuar në Now me Erla Mëhillin...

TË FUNDIT

Arian Çani zbulon skenarin: Rama po bën atë që duhet, do të “rrokullisej” nëse…

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se në situatën ku ndodhet kuvendi kryeministri Rama nuk mund të tërhiqet. Ai tha se në...

“Berisha ‘non grata’ i bie Ramës me flamurin e SHBA”-Çani: Doktori të takojë Putinin

Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se nuk bën sens që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×