Sulmohet polica në Veri të Kosovës, vritet një efektiv, plagoset një tjetër

24 Shtator 2023 | 08:04

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e para të së dielës në veri të Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Policia është sulmuar në fshatin Banjska të Leposaviçit.

Ai e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tone”.

Kurti ka thënë se polici i vrarë ka qenë rreshter ndërsa i plagosuri pjesëtar i policisë kufitare.

“Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, ka thënë Kurti rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Ai ka thënë se “kriminelët ekzekutorë” do të dështojnë dhe do të gjykohen.

Kurti ka thënë se zyrtari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Mjeku kujdestar në Klinikën Torakale ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se një pjesëtari të Policisë ia kanë hequr një pjesë të granatës që i ka rënë në dorën e majtë dhe i ka depërtuar deri te pjesa e mushkërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026