Zgjedhjet në Kukës, pjesëmarrje e ulët, e djathta shqetësohet për ndërhyrje
Zgjedhjet për drejtuesin e Bashkisë Kukës kanë nisur me një klimë të qetë. Kandidatit i Partisë Socialiste, Albert Halili ka qenë i pari që ka votuar dhe pas këtij veprimi ka bërë thirrje që çdo qytetar të ushtrojë detyrën në kutinë e votimit.
Një orë pas Halilit, në qendrën e votimit ka shkuar edhe kandidati i djathtë, Emri Vata. Por, ndryshe nga rivali i tij politik, Vata ka ngritur shqetësime për presione që u bëhen qytetarëve.
Për të konkretizuar denoncimin e Vatës, ka qenë stafi i tij, që ka fotografuar në perimetrin brenda qendrave të votimit, punonjës e drejtues të zyrave të pushtetit vendor, me etiketimin se patronazhistët e rilindjes po ushtrojnë shantazh në kundërshtim me ligjin.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka raportuar nga Kukësit se pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 ka qenë 24, 66 për qind, që rezulton më e ulët se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta