Gazetari: Rama çoi në Kukës “artilerinë e rëndë të veriut”, si po përplasen klanet

24 Shtator 2023 | 13:06

Gazetari Andrea Danglli në një intervistë për Euronews Albania skanoi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës.

I pyetur nga Thimi Samarxhi, se si ai e ka parë këtë fushatën elektorale, Danglli ironizoi duke thënë se kandidatëve duhet t’u dhembë shpirti dhe jo këmbët e ecejakeve të fushatës për dramën që i kanë shkaktuar asaj zone.

“Nuk është se ka ndonjë risi dhe as e kam pritur që të ketë. Janë thuajse të njëjtat manuale që përdoren kryesisht në fushatat elektorale ku kandidati i mazhorancës thotë që është punuar shumë, por akoma më shumë do punohet, kandidati i opozitës thotë që nuk është bërë asgjë, por shumë do të bëhet, pastaj vijnë fotografitë me pensionistët, të rinjtë, gratë, artistët ku lindin premtimet se çfarë do bëhet për Kukësin. Në të vërtetë, asnjë nga kandidatët sot nuk ka një program elektoral të publikuar, duke vijuar po me të njëjtat praktika të premtimeve momentale ku mjafton që qytetari të kërkojë diçka dhe kandidati ia premton në moment pa një vizion të qartë, pa një kalkulim buxheti. Gjithsesi ata e kanë vazhduar angazhimin e tyre, nga fshati në fshat, nga njëra njësi administrative tek tjetra, nga njëri skaj i qytetit tek tjetri. Dukshëm janë lodhur, por besoj se nuk duhet t’i dhëmbin këmbët por shpirti për shkak të dramës së madhe 30-vjeçarë që kanë lënë në këtë qytet të dyja palët sepse po flasim për një qark ku ka varfëri ekstreme, po flasim për një qark që rinia i ka ikur dhe po ikën në kurbet, po flasim për një qark që po deklarohet gjithnjë e më tepër si nënshtetas bullgarë për shkak të varfërisë ekstreme duke gjetur mbështetje nën 1 pasaportë tjetër. Dhe kjo është e dhimbshme”, tha Danglli.

Sa i përket pikëpamjeve të tij për dy kandidatët, ai tha se zgjedhjet në Kukës duhet të na ndihmojnë që të lexojmë politikën e Tiranës.

Ndërkohë nga ana tjetër, ai tha se kryeministri Edi Rama i dha kohë strukturave të Partisë Socialiste për t’u fuqizuar pas skandalit të ish kryebashkiakut Safet Gjici.

“Nga popuj si i yni kanë dalë shprehje të tipit: Çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Si duket mazhoranca i dha kohë vetes duke menduar se ‘Çudia më e madhe s’do të zgjasë as 3 muaj’. E kur them i dha kohë vetes, kam parasysh faktin se zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit do duhej të ishin bërë në mes të korrikut, por loja e stisur në presidencë nga Kryeministri i dha mundësi Partisë Socialistë të betonizonte pushtetin në Kukës që qytetarët të harronin disi skenat e Gjicit ku të gjithë e kemi parë se si u tregoi qytetarëve se çfarë ndodh në zyrat e shtetit”, u shpreh Danglli.

Gjithashtu, ai më tej nënvizoi se kryeministri Edi Rama, përveç deputetit Pandeli Majo ka zgjedhur që të çojë drejt Kukësit ministrat Balluku dhe Manja të cilët konsiderohen si “artileria elektorale e veriut”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026