Mutacioni i ri i Covid në Shqipëri? Mjekët e pohojnë, Ministria e Shëndetësisë të sqarojë zyrtarisht publikun
Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, ishte i ftuar sot në emisionin Good Morning Albanians ku i pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj mbi hyrjen e varianteve të reja të virusit në Shqipëri i konfirmoi ato, bashkë me sqarimin se ISHP ka kapacitetet laboratorike për t’i identifikuar dhe po punon në këtë drejtim.
Por disa orë më vonë për arsye të paqarta për redaksinë tonë dhe sidomos për interesin publik, z.Ulqinaku reagoi përmes një postimi në Facebook, ku ka saktësuar se nuk janë identifikuar mutacione të reja të virusit, por që jemi në gjendje t’i identifikojmë nëse do të ketë qarkullim të tyre.
“Sot në mëngjes zhvillova një bisedë në lidhje me situatën epidemiologjike në televizorin Euronews. Pyetjes së gazetares nëse rastet e fundit janë raste të reja të Covidit dhe a kemi ne kapacitete për t’i identifikuar iu përgjigja në lidhje me kapcitetet tonë laboratorike se sa jemi ne (ISHP) të aftë të identifikojmë mutacionet e reja. Në asnjë moment nuk thashë që ne kemi identifikuar mutacione të virusit por që jemi në gjendje të identifikojmë nëse do ketë qarkullim të tyre. Pra, ISHP është në gjendje të identifikojë mutacionet e Covid-it por që momentalisht nuk kemi identifikuar asnjë të tillë”, – shkruan z. Ulqinaku.
Ky sqarim i mjekut erdhi, edhe pse në deklarimin e tij të mëngjesit nuk kishte dilema.
Ja dhe një herë deklarata e plotë e epidemiologut në Euronews Albania.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë shpërndau në media statusin e z. Ulqinaku në një përpjekje për të ndryshuar deklaratën e bërë gjatë intervistës.
Këto veprime tentojnë të krijojnë konfuzion por edhe të dëmtojnë padrejtësisht median e pavarur, si dhe nuk e ndihmojnë opinionin publik të mësojë të vërtetën për llojet dhe origjinën e viruseve që kanë depërtuar në Shqipëri.
Meqenëse në rrugë informale ky status i z.Ulqinaku iu shpërnda medias po i vëmë në dispozicion MSH edhe deklaratën e zbardhur të plote të bërë në emisionin GMA.
Informimi transparent dhe me vërtetësi i opinionit publik nga autoritetet shqiptare mbetet një sfidë jo vetëm për median por sidomos nga zyrtarët që kanë përgjegjësi të shtuar në raport me të vërtetën dhe situatën e Covid në Shqipëri.
Euronews Albania mbetet e hapur dhe në mbështetje të mjekëve e profesionistëve në këtë betejë të gjatë me coronavirusin.
Video e plotë:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti