Portali i Transparencës “EU4Schools” ofron përditësime për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti
Portali i Transparencës, i quajtur “EU4Schools” nga sot është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë të dinë më shumë informacione në lidhje me procesin e rindërtimit të shkollave që u shkatërruan nga tërmeti i vitit të shkuar.
Ky portal synon të sigurojë transparencë dhe informacion të detajuar për 58 objekte arsimore të dëmtuara në nëntor të vitit 2019. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se ky program mishëron një ndër vlerat kryesore të Bashkimit Evropian, që sipas tij është solidariteti.
“Programi #EU4Schools mishëron një nga vlerat kryesore të Bashkimit Evropian: solidaritetin. Për ne, është thelbësore që donacionet e BE-së të arrijnë te njerëzit dhe të plotësojnë nevojat e tyre. Portali-botuar sot nga UNDP-ja-ofron transparencë, ushqen besimin dhe ndihmon komunitetet, median, si dhe publikun e gjerë për të parë se si e përmirësojnë jetën e njerëzve fondet e BE-së”, tha ai.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Limya Eltayeb u shpreh se puna e tyre ka si objektiv parësor transparencën, ndaj ftoi të gjithë të interesuarit ta vizitojnë portalin dhe të shprehin mendimet e tyre.
“Transparenca është themeli i punës sonë. Ky portal e çon angazhimin e #EU4Schools për të dhëna të hapura dhe transparencë në një nivel të ri. Kjo mundëson qasje të hapur, gjithëpërfshirëse të publikut në procesin e rindërtimit dhe ndihmon në krijimin e besimit me përfituesit dhe publikun në përgjithësi. Unë i ftoj të gjithë ta vizitojnë, ta përdorin dhe të thonë fjalën e tyre”, tha ajo.
Programi #EU4Schools financohet nga Bashkimi Evropian dhe është vënë në zbatim nga UNDP-ja. Ai synon të mbështesë vendin tonë për të zvogëluar humbjet sociale dhe ekonomike, si dhe për të përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes përmes riparimeve dhe rindërtimit të objekteve arsimore pas tërmetit të vitit 2019.
Nga ky program do të përfitojnë 20 000 fëmijë shkollash dhe kopshtesh, si dhe më shumë se 200 000 anëtarë të komunitetit.
Për detaje të tjera rreth Portalit të Transparencës klikoni këtu.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës