Rama shpall fitoren në Kukës: PS avantazh të pakthyeshëm
Teksa vijon numërimi i votave në Kukës, kreu i qeverisë Edi Rama ka shpallur fitoren.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se kandidati i tij Albert Halilaj është 3000 vota në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Emri Vota.
Teksa ka falënderuar qytetarët kuksianë, Rama thotë se avantazhi për PS është i pakthyeshëm.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE”- shkruan Rama.
Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin.
Aktualisht Gjici ndodhet në burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)