GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën, ja me sa vite burg dënohet

25 Shtator 2023 | 11:44

GJKKO ka dhënë këtë të hënë dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Burime për Euronew Albania bëjnë me dije se ish-ministrit Kokës i është bllokuar 1 pasuri ndërsa i janë liruar nga sekuestro të tjerat.

Gjithashtu ish-deputeti i PS Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar ai do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg.

Klodian Zoto u dënua me 12 vite burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite.

Gjykata shpalli fajtor Pëllumb Abeshin për të cilin vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul në 2 vite e 4 muaj heqje lirie.

Gjithashtu gjykata vendosi pezullimin e vendimit për dënimin me burg, dhe dënimin e tij me 4 vite shërbim prove duke urdhëruar lirimin e tij nga qelia.

GJKKO ka shpallur të pafajshëm Arben Dervishin, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026