Video| Shpërthen festa në Kukës, socialistët ngrenë Majkon në krahë

25 Shtator 2023 | 11:31

Socialistët në Kukës e kanë pritur me entuziazëm fitoren e Albert Halilaj.

Pas shpalljes së kryetarit të ri të Bashkisë së Kukësit, ata kanë nisur të  brohorasin e madje nga gëzimi kanë marrë peshë në krahë edhe Pandeli Majkon, drejtuesin politik të Partisë Socialiste në Kukës.

Sapo u shpall fitorja e  tij, vetë kryetari i ri i bashkisë foli për kamerat e Euroenws Albania, duke thënë se pavarësisht postit të ri ai do të mbetet një njeri i rregullt e djalë i thjeshtë.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit.

E njoh shumë mirë administratën, jam pranë çdo halli të qytetarëve. Për kundërshtarin tim kam vetëm një koment pozitiv, është e vetmja fushatë në Kukës që gjatë 30 viteve që nuk ka pas  asnjë incident. Qytetarët e Kukësit treguan vlera e mirësjellje. Ju kam premtuar qytetarëve, për uljen e papunësisë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Politika duhet të kthejë sytë nga hallet e qytetarëve, nga njerëzit në nevojë. Falenderoj Ramën që më ka dhënë garancinë se do të jetë prezentë së bashku me qeverinë në katër vitet në vazhdim në Kukës.”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026