Drejt fundit greva e skenaristëve që paralizoi Hollivudin
Shoqëria e Skenaristëve të Amerikës dhe Aleanca e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit kanë arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë të re trevjeçare, që premton t’i japë fund grevës 146-ditore.
Marrëveshja e arritur pas pesë ditësh bisedimesh maratonë nga negociatorët e Shoqërisë së Skenaristëve të Amerikës dhe Aleancës së Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit, të cilave u janë bashkuar herë pas here drejtuesit e studiove si Netflix, Disney, Universal and Warner Bros Discovery, duhet të miratohet nga bordi dhe anëtarët e shoqërisë përpara se greva të përfundojë zyrtarisht.
Greva filloi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth pagave dhe ndikimit të inteligjencës artificiale dhe ka pezulluar shumë nga shfaqjet kryesore të Amerikës, i ka kushtuar ekonomisë amerikane rreth 5 miliardë dollarë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom u shpreh mirënjohës që të dy palët janë bashkuar për të arritur një marrëveshje nga e cila përfitojnë të gjithë, dhe që mund të rikthejë një pjesë të madhe të ekonomisë së Kalifornisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë