Pjesë e një grupi kriminal, SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin

28 Janar 2021 | 09:50

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodrani.

Gazetari Eni Ferhati raporton se SPAK kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite burg për Shkodranin.

Të sipërpërmendurit akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal.

Të arrestuarve do t’u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga Dhimitër Shkodrani.

Ky i fundit më pas i dorëzonte tek Astrit Beqiri në Shkodër.

Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasniqi, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.

Lexoni gjithashtu:

Pastronte paratë e grupit kriminal, arrestohet 39-vjeçari nga Korça

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026