Ilir Meta mesazh për zgjedhjet: Përmbysje demokratike më 25 prill

28 Janar 2021 | 10:07

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka theksuar se do të ketë përmbysje demokratike.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar më herët. 

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan presidenti.

Ditët e fundit nuk kanë munguar edhe reagimet e presidentit ndaj qeverisë Rama.

Meta ka theksuar se aktualisht mungon ndihma e strukturave shtetërore në zonat e përmbytura dhe qeveria menjëherë duhet të marrë masa për këtë situatë.

Sakaq, kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar edhe për situatën e koronavirusit, ku ka apeluar për qartësi në planin e menaxhimit të pandemisë së COVID-19, pasi rastet me infeksione po shtohen dita ditës.

Lexoni gjithashtu:

Presidenti Meta i shqetësuar nga prirja në rritje e pandemisë, kërkon qartësi për planin e menaxhimit

Meta thirrje Ramës që të garantojë ndihmë për çdo qytetar në zonat e përmbytura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026