U akuzua për korrupsion, Menendez: Paratë e gjetura në shtëpi ishin nga kursimet

26 Shtator 2023 | 07:20

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez thotë se ai do të dalë i pafajshëm në rastin federal lidhur me akuzat për ryshfet dhe do të vazhdojë të jetë “senator i lartë i Nju Xhersit”.

Senatori Menendez tha të hënën se paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin nga kursimet e tij personale dhe jo burime ryshfeti. Një aktakuzë ndaj tij, pretendon se zoti Menendez mori para, sasi të mëdha floriri dhe një makinë luksoze në këmbim të përdorimit të postit të tij për të ndikuar në çështje të ndryshme politike.

Mbështetja e Partisë Demokrate për zotin Menendez në shtetin ku ai ka qenë senator për gati pesë dekada ka rënë në mënyrë drastike. Senatori Menendez i ka mohuar akuzat dhe është zotuar se do të luftojë aktpadinë, sipas së cilës ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme duke përdorur postin e tij për të ndikuar hetimet penale kundër bashkëpunëtorëve të tij dhe duke vepruar në emër të Egjiptit.

Ndërsa vetë senatori i mohon me forcë akuzat, ekspertët thonë se akuzat janë serioze dhe dëshmojnë për funksionimin e një sistemi të fortë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq në shtetin e senatorit, në Nju Xhersi, banorët nuk shprehen të befasuar.

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, përballet me një sërë akuzash federale, ndër të tjera se mori rryshfet, që përmes ndikimit të tij të përfitonin tre sipërmarrës dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi për zgjidhjen e problemeve ligjore të bashkëpunëtorëve të bashkëshortes së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026