Meta: Vuçiç në anën e minuesve të dialogut, deklaratat e tij të papranueshme

26 Shtator 2023 | 13:09

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një deklaratë për mediat të martën se veprimtaria kriminale e serbëve në veri të Kosovës ka si qëllim të vetëm destablizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

Meta u shpreh se deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vucic, nuk do ta njohë kurrë, as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale Kosovën, si shtet sovran dhe i pavarur janë të papranueshme.

“Njëkohësisht dua të vlerësoj si të papranueshme deklaratat e presidentit Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi se nuk do ta njohë kurrë, as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale Kosovën, si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo deklaratë e tij e bërë menjëherë pas këtij sulmi kriminal, është një provë e qartë e mungesës së plotë të vullnetit për një dialog të sinqertë mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve të mbetura pezull. Presidenti i Serbisë për fat të keq është vendosur në anën e minuesve të këtij dialogu në funksion të qëllimeve tij politiko-nacionaliste, që nuk i shërbejnë aspak paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë si dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit, janë dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit, të cilat pengojnë të ardhmen Europiane të rajonit tonë, ndërkohë që firmosja e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit si dhe zbatimi i tyre me rigorozitet në terren, do të ishin përgjigja më e mirë për të ardhmen europiane të Serbisë të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026