“Vuçiç të dorëhiqet”- Deputeti serb: Gjenerator i konfliktit, po sakrifikon rininë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Vuçiç ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën me Albin Kurtin”, kjo është deklarata e fortë që ka bërë deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç. Sipas tij ky është një arsye e mjaftueshme që Aleksandër Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen.

Këtë thirrje, Srdan Milivojeviç e ka mbështetur në raportimet që bëjnë me dije se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Nëse Radoiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoiçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in”, ka pohuar deputeti serb, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

- Advertisement -

Milivojeviç ka theksuar se tashmë është konfirmuar se kreu i Serbisë është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? Është vërtetuar se Vuçiq është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha ai.

Radojiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Është shkarkuar drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska. Sipas burimeve, mësohet se Toska është shkarkuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të...

Iu bë atentat, ndërron jetë kushëriri Ardian Nikulaj. Gjendet makina e djegur

Ka ndërruar jetë në spital shënjetra e atentatit të mbrëmjes së sotme në Lezhë, Eno Nikulaj. Burime bëjnë me dije se policia ka gejtur një...

Vdekja e Lear Kurtit, Prençi: Sipas raportit, kishte dëmtime me mjete prerëse

Komisioneri kundër torturës te institucioni i Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi, është shprehur se sipas raportit të mjekësisë ligjore, në trupin e Lear Kurtit,...

TË FUNDIT

U qëllua me breshëri kallashnikovi nga një BMW, si ndodhi atentati ndaj Eno Nikulaj

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Gazetari...

Avokati: S’do ta merrja asnjëherë në mbrojtje një vrasës gjakftohtë si Naim Musreli

Avokati Gentian Rumano refuzoi publikisht në emisionin “Review” në Euronews Albania që të merrte në mbrojtje një person si Naium Murseli, i cili organizoi...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×