Komandanti i Speciales: Krenar për djemtë tanë, pamë terroristët duke vrapuar e qarë
Komandanti i Njësisë Speciale, të Kosovës, Besart Ahmeti, ka reaguar në lidhje me përplasjen e armatosur të Policisë së Kosovës me terroristët serbë që u fshehën në manastirin e Basnjkës.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Ahmeti, përgëzon ekipin e tij për punën e bërë.
Ai nënvizon se ekipet e specializuar të policisë së Kosovës i panë terroristët duke qarë dhe vrapuar për t’u strukur në mal për të shpëtuar.
“Krenarë me djemtë, pamë djallin në sytë e tyre, i pamë tek u rrëzuan, duke qarë, duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk ia kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe që po gënjejnë sikur kanë qenë aty”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, policia e Kosovës ra pre e një sulmi në zonën e Zveçanit, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.
Pas lokalizimit të grupit terrorist brenda manastirit të Basnjkës, Policia e Kosovës vrau tre prej tyre, u arrestoi dy tjerë si dhe zbuloi një arsenal të madh armësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë