Sulmi në Veri, Zotaj: I mirëplanifikuar, serbët kishin ambulancat në kufi

26 Shtator 2023 | 10:25

Ish-luftëtari i UÇK-së, Mecan Zotaj foli në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku sipas tij çdo gjë ka qenë e planifikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj nënvizoi se përveç planifikimit të armatimeve, serbët kanë pasur dhe ambulancat në kufi në momentin që ka ndodhur sulmi.

Ai theksoi se në momentin që të plagosurit janë kthyer në vend të tyre janë marrë me ambulanca dhe janë dërguar në spitale.

“Ata që përdorën armë janë njerëz të trajnuar nga forcat e xhandamërisë dhe nga forcat e ushtrisë serbe, janë njerëz që janë mirë-planifikuar nga Vulin dhe nga institucionet shtetërore të Beogradit. Përveç planifikimit dhe armatimit modern që ka bërë Serbia, ata kanë pasur në dispozicion ambulancat në kufi, kur janë kthyer të plagosurit andej. Sapo janë kthyer të plagosurit ambulancat i kanë marrë direkt ti trajtojnë. Asgjë nuk është e rastësishme, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Është plagosur dhe komandanti që udhëhiqte këtë grup”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026