Stojkoviç: Janë 10 serbë që kanë vdekur në sulmin terrorist në Kosovë

26 Shtator 2023 | 09:54

Numri i serbëve të vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ka shkuar në 10, sipas avokatit serb Çedomir Stojkoviç. Përmes një postimi në Tëitter ai pretendon se ka edhe të plagosur tjerë në Serbi: “Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviç.

Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se hetimet për të arrestuarit janë duke vazhduar.

“Sa i përket identifikimit të personave që kanë qenë prezentë, është duke u bërë një punë e madhe, por, për momentin, informacionet në këtë drejtim nuk mund t’i ndajmë me publikun”, tha Hoxha.

Sipas burimeve per Radion Europa e Lirë brenda spitalit të Novi Pazarit janë disa nga sulmuesit duke u trajtuar aty. Megjithatë, burimi nuk ka mundur ta thotë numrin e saktë dhe as të japë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026