Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet paraprake

28 Janar 2021 | 14:10

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka çuar për gjykim dosjen për atentatin e kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019.

Personat, të cilët akuzohen për këtë ngjarje të rëndë, ku mbeti i vdekur shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ata akuzohen për pesë vepra penale si; vrasja e funksionarëve publikë, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbajtja e armëve pa leje, vjedhje dhe për grup të strukturuar kriminal.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja u regjistrua më 1 nëntor të 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Personat e mësipërm, të cilët akuzohen për ngjarjen dyshohet se qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë  drejtuesi i mjetit, Andi Maloku humbi jetën dhe dy të tjerët mbetën të plagosur.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se hetimet janë në proces e sipër për të identifikuar persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje, e cila la pas një të vdekur dhe dy të plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026