Analisti: Radojiçiç e hoqi barrikadën me urdhër të Ramush Haradinajt

26 Shtator 2023 | 20:28

Analisti Arben Ahmeti tha në një intervistë për Euronews Albania se inteligjenca kosovare dhe shërbimet kanë dështuar plotësisht e për këtë arsye ndodhi dhe sulmi serb i të dielës.

Ai u kthye pas në kohë duke komentuar qasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në veri të Kosovës.

“Për shkak të presionit të Ramush Haradinaj është detyruar Radojçiçi të heqë barrikadën mbi urën e Veriut. Për shkak të presionit të Ramush Haradinaj, Radojiçiçi është detyruar që të gjitha grupet e armatosura t’i inkuadrojë në institucione të Kosovës. Ramush Haradinaj është kryeministri i parë i cili ka shkuar dhunshëm ka hequr barrikadë në Veri, me polici. Ramushi mund të ketë qenë kryeministri më i keq sa i përket çështjes së zhvillimit politik dhe totalisht naiv në politikat qeverisëse, por të vendosë terrorizmin Ramush Haradinaj dhe të vendosësh patriotizmin e Ramush Haradinaj në pikëpyetje nuk ka kuptim,” – u shpreh Ahmeti.

Analisti shtoi se pas të dielës serbët e Veriut vajtojnë për dëshmorët, pavarësisht se në fakt ata ishin terroristë dhe se zgjidhjen politike që kërkonin më herët nuk e duan më.

“Nëse sot serbët e veriut janë të organizuar dhe po thonë që i kemi 4 dëshmorë për këtë tokë, sepse kështu është narracioni që po ndërtohet sot në Veri. Nëse deri para 1 viti kemi pasur gjithë serbët e veriut duke dashur zgjidhje politike, sot i ke duke vajtuar e duke thënë kemi 4 dëshmorë për këtë tokë,” – tha Ahmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023