Plagoset Milan Radojiçiç? Idro Seferi rrëfen detajet nga Beogradi

25 Shtator 2023 | 22:36

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë.

Gazetari Idro Seferi raportoi për “Now me Erla Mëhillin” duke sqaruar se deri më tani ky është i vetmi informacion që kanë.

“Natyrisht që në shumë rrethana është përmendur Radojiçiç edhe si një nga personat e mundshëm që mund të ketë qenë pjesë e organizimit. Dihet gjithashtu që disa herë ai është përmendur si një nga njerëzit që ka kërcënuar në veri dhe është futur dhe ilegalisht në pjesën e Kosovës veriore dhe ka pasur dhe video ku ka kërcënuar për ngjarje që do të pasojnë më vonë nga ana e tij, por nuk ka ndonjë konfirmim nëse bëhet fjalë për Milan Radojiçiç,” – u shpreh Seferi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026