Media boshnjake: Milan Radojiçiç mund të jetë plagosur në sulmin në veri

25 Shtator 2023 | 21:32

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë.

Gazetarët kanë tentuar ta kontaktojnë, por ky i fundit nuk është përgjigjur. Ka qenë dikush tjetër që iu është përgjigjur thirrjeve duke thënë se Radojiçiç është mirë, por nuk ndodhet aty për momentin.

Sipas informacioneve ai ndodhet në Serbi dhe po mjekohet. Ka dyshime të arsyeshme se nënkryetari i Listës Serbe ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Në ngjarjen e djeshme është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa një tjetër është plagosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026