Homazhe në Durrës për policin e Kosovës të vrarë nga serbët
25 Shtator 2023 |
19:40
Një grup të rinjsh, pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, anëtarë të partive politike opozitare dhe shoqërisë civile, ndezën qirinj dhe përcollën mesazhe në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
“Jemi mbledhur sot për t’i bërë homazhe heroit dhe për t’i thënë kujtdo që prek territorin tonë se do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh një nga të rinjtë, ndërsa një tjetër i bëri thirrje shtetit shqiptar, që “të reagojë në këtë moment vendimtar”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lista Serbe reagon lidhur me sulmin në Veri
- Prokuroria konfirmon gjetjen e trupit të pajetë në Banjskë, gjendet sërish armatim
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren