Lista Serbe reagon lidhur me sulmin në Veri

25 Shtator 2023 | 17:45

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka shprehur ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe policit të Kosovës gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Nga përleshja mes një grupi të armatosur dhe Policisë së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se katër sulmues të dyshuar janë vrarë gjatë përleshjeve në manastirin në Banjskë.

“Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve, që u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan. Pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, tha Lista Serbe pa ofruar dëshmi për të mbështetur këto pretendime.

Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe paqe.

“Në këtë drejtim kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe për të parandaluar abuzimet politike të kësaj ngjarje tragjike”, tha Lista Serbe.

Ky reagim i Listës Serbe vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtuesi i Policisë, Gazmend Hoxha, akuzuan nënkryetari e kësaj partie, Millan Radoiçiç, për organizim dhe pjesëmarrje në sulm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026