Përplasjet ne veri të Kosovës, kryetari i Preshevës: Jam i stresuar dhe i mërzitur
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se është i stresuar dhe i mërzitur për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës.
Sipas tij në një mënyrë ose tjetër po ju imponohet të marrin pjesë në këto zhvillime dhe të vendosin për si do të veprojnë në të ardhmen.
“Unë pikë së pari, nga këndi i kryetarit të Preshevës kur flas, i shqetësuar dhe paksa i stresuar dhe i mërzitur për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës sepse me logjikë të shpejtë mund të nxjerrim shumë paralelizime me Luginën e Preshevës,” – u shpreh Arifi.
Sipas tij nuk është vetëm Serbia, ajo që ka organizuar sulmin terrorist, të cilin sidoqoftë Policia e Kosovës mundi ta neutralizonte.
“Për mua fokusi është shumë i ngushtë sepse po harrojmë që kemi një luftë të madhe globale ku aleatët tanë, BE-ja, SHBA-ja, NATO, jemi në luftë indirekt, pjesëmarrës në Ukrainë kundër Rusisë dhe po harrojmë që Rusia nga viti i kaluar gjendet jo vetëm në luftë mbrojtëse dhe agresive, pra mbrojtëse ndaj vetes dhe agresive ndaj Ukrainës, por harrojmë dhe që Rusia i ka kapacitetet e duhura për të ndërtuar asimetri të ndryshme në rajon,” – deklaroi Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore