Çahet argjinatura në Shirq, Ademi replikon me Peleshin: Shpall gjendjen e emergjencës
Argjinatura e Shirqit në njësinë administrative të Dajçit u dëmtua në orët e para të mëngjesit të së enjtes për shkak të rritjes së nivelit të lumit Buna, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës. Ata u shprehen të frikësuar, pasi uji përveç tokave, po rrezikon edhe banesat.
“Kemi 25 ditë në ujë. Ky ujë, i gjithi do të shkojë tek shtëpia ime duke kaluar në kanale”, tha një banor i zonës.
Përkeqësimi situatës së përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës ka nxjerrë në terren të gjitha instancat shtetërore për të parë nga afër situatën. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi garantoi banorët se do nisë verifikimi i dëmeve si dhe do ketë ndihmë nga shteti për banorët e prekur.
“Shpallja e gjendjes së emergjencës nuk është një qëllim në vetvete, qëllimi është që të kemi së pari sa më pak dëme dhe së dyti dëmshpërblim për gjithë banorët”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Por kryebashkiakja Voltana Ademi replikoi, duke u shprehur se prezenca e shtetit nuk është ndjerë në këtë zonë, pasi akoma nuk janë marrë dëmshpërblimet e viteve të kaluara. Emergjente për Ademin është furnizimi me bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
“E keni për detyrë, keni qenë vetë kryetar bashkie. Duan 500 tonë misër, 200 kanë qenë para 3 javësh, sot janë 500”, replikoi krybashkiakja e Shkodrës.
Pas më shumë se 6 orësh përpjekjesh, forcat e FNSH së bashku me ushtrinë arritën të riparojnë dëmin e shkaktuar në argjinaturën e Shirqit, duke ndalur vërshimin e ujit në fshatin Dajç. Në të gjithë qarkun Shkodër raportohet për rreth 3000 hektarë tokë të përmbytur.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut