“Radoiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve”- Kurti: Çfarë na tha Vuçiç në Bruksel
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar një detaj interesant nga takimi me Aleksandër Vuçiç më 2 maj, duke zbardhur në këtë mënyrë dhe planin e Milan Radoiçiç në Kosov.
Kryeministri Kurti tha se Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në “takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.
Kurti shprehet se Vuçiç dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, për serbët e Kosovës.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në facebook.
Pas dështimit të takimit më 14 shtator mes Kurtit dhe Vuçiç pati një kërcënim nga Milan Radoiçiç në drejtim të kryeministrit të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale ndër të tjera ai shkruante.
“Albin Kurti, si të gjithë pushtuesit, mund të bësh si të duash, por jo sa të duash. Koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund. Rroftë Serbia! Rroftë populli serb”, shkroi ai.
Milan Radoiçiç siç u pa dhe nga pamjet e bëra publike nga ministri i Brendshëm i Kosovës ka qenë në krye të grupit të paramilitarëve që sulmoi policinë e Kosovës dhe qëndronte me ta brenda manastirit. Milan Radoiçiç dyshohet se është plagosur dhe gjendet për trajtim në spitalin ushtrak në Beograd. Po ashtu mësohet se një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij. Tashmë pritet nëse autoritet serbe do t’ia dorezojnë apo jo drejtësisë Radoiçiç për t’u hetuar për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni