Ish-shefi i inteligjencës kroate: Vuçiç probleme serioze, nëse janë përfshirë rusët
Ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë, Ante Letica , ka komentuar zhvillimet në Veri të Kosovës.
Gjatë një intervistë të dhënë për televizionin N1, Letica e ka cilësuar sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës, si një “aksion klasik terrorist”.
“Aksion klasik terrorist”, ku një grup terroristësh u futën në veri të një shteti sovran për të kryer sulm mbi institucionet me qëllimin e vetëm, krijimin e kaosit.
Përgjegjës të vetëm për sulmin, ai bën presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të cililin thotë se mori një shuplakë të madhe në Kosovë.
Letica shton se nëse provohet që në aksionin e planifikuar kanë marrë pjesë edhe rusët atëherë Vuçiç gjendet brenda një problemi shumë serioz për të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Tani pyetja e vetme është nëse Vuçiç e ka bërë këtë drejtpërdrejt, për arsyet e tij, nuk e di se çfarë. Megjithatë, nëse e ka bërë apo jo, ai është përgjegjës sepse duhet ta dinte se po përgatitej një gjë e tillë. Nëse nuk e dinte, pse nuk e dinte? Nëse ai dinte dhe nuk bëri asgjë, ai është përsëri përgjegjës. Kjo është një shuplakë e madhe për Vuçiçin. Nëse del se janë përfshirë disa rusë, atëherë Vuçiç ka një problem serioz, por edhe i gjithë rajoni dhe vendet përreth kanë një problem serioz”, tha kroati Letica.
Ish shefi i inteligjencës kroate theksoi se Rusia mundi t’i japë vetëm mbështetje politike Serbisë, pasi në rastin e një konflikti të armatosur ajo nuk e ka aftësinë ta mbështes drejtpërdrejt.
“Serbia mund të marrë një lloj mbështetjeje politike nga Rusia, por duke pasur parasysh situatën në të cilën Rusia është e vetme, ajo nuk ka as forcën dhe as aftësinë për të mbështetur drejtpërdrejt Serbinë në ndonjë konflikt të madh apo lëvizje të madhe ushtarake. Rusia mund të bëjë atë që ka bërë deri më tani, përmes shërbimeve të saj speciale dhe njësive paraushtarake, të përpiqet të krijojë ndonjë çrregullim, por Serbia nuk ka mundësi për ndonjë veprim serioz, dhe as Rusia”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve