“Radoiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve”- Kurti: Çfarë na tha Vuçiç në Bruksel

27 Shtator 2023 | 09:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar një detaj interesant nga takimi me Aleksandër Vuçiç më 2 maj, duke zbardhur në këtë mënyrë dhe planin e Milan Radoiçiç në Kosov.

Kryeministri Kurti tha se Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në “takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Kurti shprehet se Vuçiç dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, për serbët e Kosovës.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në facebook.

Pas dështimit të takimit më 14 shtator mes Kurtit dhe Vuçiç pati një kërcënim nga Milan Radoiçiç në drejtim të kryeministrit të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale ndër të tjera ai shkruante.

“Albin Kurti, si të gjithë pushtuesit, mund të bësh si të duash, por jo sa të duash. Koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund. Rroftë Serbia! Rroftë populli serb”, shkroi ai.

Milan Radoiçiç siç u pa dhe nga pamjet e bëra publike nga ministri i Brendshëm i Kosovës ka qenë në krye të grupit të paramilitarëve që sulmoi policinë e Kosovës dhe qëndronte me ta brenda manastirit. Milan Radoiçiç dyshohet se është plagosur dhe  gjendet për trajtim në spitalin ushtrak në Beograd. Po ashtu mësohet se një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij. Tashmë pritet nëse autoritet serbe do t’ia dorezojnë apo jo drejtësisë Radoiçiç për t’u hetuar për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026